Ramiz Lladrovci shtrihet në spital për shkak të COVID-19

Ramiz Lladrovci shtrihet në spital për shkak të COVID-19

2 muaj më parë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dy ditë që është shtrirë në spital.

Ai pas infektimit me COVID-19, është dashur të hospitalizohet, njofton Klan Kosova.

Zëvendësi i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, e ka konfirmuar lajmin për klankosova.tv.

“Tash e dy ditë kryetari Lladrovci është i shtrirë në QKUK. Gjendja shëndetësore e tij është stabile”, është shprehur Hasi shkurtimisht përmes telefonit.