Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramiz Lladrovci kërcënohet me jetë nga një qytetar

NULL NULL
23.01.2020 13:46

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot gjatë ditës është raportuar se ka marrë kërcënim me jetë nga një person.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Lladrovci, përmes një postimi në Facebook.

“Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim:

Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.

Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.

Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, shkruan ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.