Ramë Lahaj ironizon me shembjen e Teatrit Kombëtar: Kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci (FOTO) NULL NULL 8 muaj më parë 8 muaj më parë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i është bashkuar komunitetit artistik që reaguan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Artistë e qytetarë të shumtë në numër kanë vazhduar protestat edhe sot për shembjen e Teatrit Kombëtar, njofton Klan Kosova Artistë të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në këto protesta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke linçuar qeverinë e këtij vendi për veprimin e ndërmarrë. Lahaj përmes një postimi të bërë në Instastory ka shprehur pakënaqësi, i cili shkruan “Ç’na duhet teatri, kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci. Urime o mendjendritur”.