Rambujeja kujtohet me ecje nëpër shtigjet e UÇK-së (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 26.02.2023 20:19 nga Flamur Gajtani 26.02.2023 20:19 Veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare shumica me uniformën e luftës, u ribashkuan këtë 26 shkurt këtu në Shalë të Lipjanit për bërë një marshim të veçantë. Nisja drejt malit, nga kulla e Vehbi Shamollit, nuk bëhet pa pjesëmarrjen edhe të brigadës së motoristëve të UÇK-së. Takimi tani i përvitshëm me ta por edhe bashkëluftëtarët tjerë qe goxha emocionues për dikë. Ecja e përgjatë shtigjeve kah kaluan gati një çerek shekull më parë, po bëhet në nderim të një date fort me rëndësi, asaj të kthimit të delegacionit të Rambujesë në Kosovë, 24 vjet më parë. Gjatë marshimit, nuk mungon as kënga më të cilën morën zemër në luftë. Ndjenjë ndryshe ky shtegtim ishte edhe për ata që u bashkuan nga komunat tjera. Marshi afro 8 kilometrash mbaroi në vendin e quajtur ‘Thepi’. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.