Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen NULL NULL 07.07.2025 18:49 07.07.2025 18:49 Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar arrestimin urgjent të policëve të dyshuar në rastin në Lipjan, duke e quajtur të patolerueshme vetëm suspendimin e tyre. Ai e cilëson rastin si pasojë të logjikës së shtetit policor dhe kërkon drejtësi të plotë për vdekjen e të riut nën duart e policisë, transmeton klankosova.tv. ”Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen! Çka është kjo masë administrative e suspendimit që është rekomanduar nga IPK? Kush po ndikon për degradimin e Policisë së Kosovës kështu?! Logjika e Shtetit Policor është vendosur në krye. Gabim dhe e patolerueshme! E qartë që drejtësia duhet të jep fjalën finale. Për këtë lutemi të gjithë. Por, një i ri (edhe nëse ka qenë i dehur) ka ndrruar jetë i prangosur nën trupat e disa policëve! Pra, ka ndrruar jetë në duart e shtetit dhe pamjet janë të tmerrshme, tronditëse dhe irrituese! Kosova edhe më tutje vuan nga rasti i pazbardhur përfundimisht i të riut Dehari rreth 10 vjet më parë. Atëherë e për vite me radhë ka pasur protesta! Edhe pa pamje direkte, ky rast ishte cilësuar në publik si dhunë/vrasje e shtetit ndaj qytetarit. Drejtësia ka mbetur ende në proces! Po tash? Kur të gjithë po i shohim pamjet dhe po i dëgjojmë britmat e të riut Agon Zejnullahu, shteti as nuk i ka arrestuar ende policët!!! Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Kosovës. Kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet, assesi!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë