Lajmet e fundit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të thirret menjëherë seanca e Kuvendit për votimin e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që seanca të mbahet sot.
“Thirreni more seancën sot menjëherë!
Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e 17 ditë qytetarët në protestë!
Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani, njofton Klankosova.tv.