Ramadani kërkon më shumë përkushim ndaj çekëve në Ligën e Kombeve NULL NULL 13.11.2024 13:33 13.11.2024 13:33 Shqipëria luan kundër Çekisë të shtunën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, ka thënë fjalë të mira për kundërshtarët, por ka shtuar se do të japin maksimumin, raporton ABC News Albania. Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Europian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Nuk do të jetë e lehtë pasi janë kundërshtarë të fortë. Çekia është skuadër fizike, por ne jemi duke u përgatitur. Avantazhi jonë i vetëm janë tifozët që do t’i kemi në ‘Air Albania’, kjo është një shtysë e madhe për ne”, ka thënë Ramaadani në konferencë për media. “Sulmuesi i Çekisë është i gjatë dhe duhet ta mbulojmë dy veta. Ashtu e pësum golin e parë në Çeki, janë skuadër shumë fizike. Duhet ta menaxhojmë shumë mirë sulmuesin e tyre”. “Normalisht, të gjithë kemi ardhur që të marrim në të dyja ndeshjet rezultate pozitive. Do bëjmë maksimumi”. Sipas Ramadanit, Shqipëria duhet ta ndryshojë qasjen ndaj kundërshtarit që i mposhti përballjen e kaluar, dhe që të shfaqet më e përkushtuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.