Ramabaja: Nëse ka presion mbi Vuçiqin, zgjedhjet mund të jenë zgjidhje (VIDEO) NULL NULL 02.06.2023 18:40 02.06.2023 18:40 Njohës i çështjeve politike, Sadri Ramabaja, vlerëson se zgjedhjet mund të jenë zgjidhje në ngërçin që është krijuar në komunat veriore. Megjithatë, Ramabaja thotë se duhet të ushtrohet presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq, që zgjedhjet e reja mund të shihen si zgjidhje, njofton Klankosova.tv. “Rendi kushtetues i Republikës Parlamentare që kemi në dhe përgjithësisht politika në demokracitë liberale i sheh zgjedhjet si një prej instrumenteve për vendosjen e pushtetit legjitim. Nëse shumica e ndërmjetësve ndërkohë po thirren në mungesën e legjitimitetit të zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill, për shkak të pjesëmarrjes së ulët 3-4 për qind, atëherë po zgjedhjet mund të shihen si zgjidhje”, tha Ramabaja në InfoMagazinë në Klan Kosova. “Natyrisht, në rast se ato do t’i imponoheshin atyre që i kanë bojkotuar zgjedhjet, sepse zgjedhjet e dhjetorit dhe këto që u shtynë për 23 prill u bojkotuan me direktiva të presidentit serb Aleksandr Vuçiq, në rast presioni ushtrohet mbi Vuçiqin, zgjedhjet mund të jenë zgjidhje”, deklaroi Ramabaja. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023