Rama: Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme NULL NULL 04.05.2022 14:49 04.05.2022 14:49 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve. Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, për të cilët tha që meritojnë kushte të dinjitetshme. “Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme, për krijimin e të cilave jemi duke punu me seriozitetin më të lartë brenda kompetencave tona si Kryeqytet! Përjetë mirënjohës me punën e palodhshme të heronjve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024