Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama, Zelenskyt: Kosovën s’e njihni, por ajo ju mbështet sikurse ne – konsideroni njohjen

NULL NULL
15.06.2022 21:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përmendur para presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, faktin që shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Rama ka thënë në konferencën në Kiev se Kosova është e rreshtuar krah me vendet tjera në mbështetje të Ukrainës.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjën. Por të gjitha janë në mbështetje”.

“Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur. Kosova, e cila, pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjmë të gjithë me mbështetjen e plotë. Do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të çka jemi e çka përfaqësojmë ne. Është gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Rama, raporton Shqiptarja.com.

Të njëjtin mesazh ia përcolli edhe homologut të tij, Denys Shmyhal, duke theksuar se Kosova është rreshtuar në mbështetje të Ukrainës, duke dëshmuar se nuk ka mbetur peng i së shkuarës, referuar sjelljes së Kievit kur Kosova ishte nën sulm.

“Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë  e së shkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.