Rama “vë” përballë Ursula von der Leyen dhe Lulzim Bashën NULL NULL 22.10.2019 16:41 22.10.2019 16:41 Edhe sot, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vazhduar me publikimin e citateve të liderëve europianë për çështjen e negociatave. Kësaj radhe, Rama ka publikuar një deklaratë të presidentes të Komisionit Europian Ursula von der Leyen të cilën e ka “vënë” përballë kreut të opozitës Lulzim Basha. “Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, ka deklaruar presidentja e zgjedhur e KE-së. Në ndërkohë, Basha ka deklaruar se “vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.