Rama uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të thellohet NULL NULL 27.02.2021 17:08 27.02.2021 17:08 Pas fitores në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letër urimet që ka pranuar kreu i kësaj partie, Albin Kurti. Në mesin e letrave është edhe ajo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e dërguar më 15 shkurt – një ditë pas zgjedhjeve, njofton Klan Kosova. Në letër Rama i uron Kurtit që lidershipi i tij të shënojë përparim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjithashtu në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët. “Duke ju përcjellur këtë mesazh, uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikë së Kosovës. Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidva transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët”, shkruan Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024