Rama urohet në shqip nga Macron: Urime mik i dashur për fitoren në zgjedhjet parlamentare NULL NULL 14.05.2025 11:22 14.05.2025 11:22 Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka uruar në gjuhën shqipe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. “Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar Macron në rrjetin social X. Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian… pic.twitter.com/FlKYVCubOL — Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 14, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.