13:37, 29 Qershor 2020

Kryeministri shqiptar Edi Rama tashmë ka arritur në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka ardhë në Prishtinë pas propozim-aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Këtë propozim-aktakuzë ai e ka quajtur fletë-rrufe, derisa e cilëson si njollë turpi të shekullit 21 në historinë botërore të drejtësisë.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, ka shkruar ai në Twitter.

Shefi i qeverisë shqiptare i ka nisur takimet në Kosovë me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj me të cilin do të ketë edhe një drekë pune.

Pas Limajt, ai do të takohet me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti, të parin e PDK-së Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Në ndërkohë, Rama do të ketë një takim edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, ndërsa akoma nuk është konfirmuar një takim me të parin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë