Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Të jemi lojtari i 12-të i Shqipërisë, fitojmë bashkë e humbim bashkë

NULL NULL
17.06.2024 00:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën.

Ai u shpreh se shqiptarët duhet të jenë bashkë me Kombëtaren si në fitore ashtu edhe në humbje.

Sipas Ramës, nuk është çudi nëse Shqipëria humb ndaj Italisë, pasi edhe Kroacia e Hungaria pësuan disfata, njofton Klankosova.tv.

“Nuk hyj nga pjesa e trajnerëve, thjesht e përjetoj këtë si çdo kush tjetër. Shihja komente, ‘jo turp’, jo po ky bën’, ‘jo ky nuk bën’, ne thjesht duhet të jemi lojtari i 12-të i kësaj Kombëtarja, fitojmë bashkë, humbim bashkë, dhe në fund të fundit nuk duhet harruar që ne kemi fituar Evropianin tonë, se ne nuk kemi ardhur këtu që të fitojmë kupën e Evropës”, tha Rama.

“Kjo ishte ndeshja e parë që ishte ndeshje, sepse Skocia me gjithë atë traditë hëngri gjithë ato gola, Kroacia që ka prej disa kohësh që shkon deri në finale ose gjysmëfinale hëngri tre gola nga Spanja dhe nuk pa topin, Hungaria që është një skuadër që ka rrahur Gjermaninë që e ka mundur këtu, humbi edhe ajo dhe nuk pa topin, kështu ne gjithsesi duhet të jemi realist që këta djem bënë prapë punën e tyre, tash Italia është Itali, peshon fanella”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.