Rama: Spitali i Laçit do të ndërtohet i ri NULL NULL 14.12.2019 16:55 14.12.2019 16:55 Spitali i Laçit është një nga objektet publike më të dëmtuara në sektorin e shëndetësisë. Kryeministri, i cili e ka vizituar gjatë paradites së kësaj të shtune, foli për domosdoshmërinë e shembjes së ndërtesës dhe ndërtimin e spitalit të ri. Rama premtoi se brenda Pranverës godina e re e këtij spitali do të jetë e përfunduar dhe gati të nisë nga funksionimi. Godina aktuale e Spitalit të Laçit është ndërtuar në fillim të viteve ‘70 dhe ka funksionuar si shkollë profesionale, vetëm pas viteve ‘90 u përshtat për të funksionuar si spital./tv klan/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.