Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Spanja do të frikësohet nga Shqipëria pas paraqitjes që bëri ndaj Kroacisë

NULL NULL
20.06.2024 14:36
Milaim Rama
Milaim Rama

Ish-futbollisti zviceran me prejardhje nga Kosova, Milaim Rama, vlerëson se Shqipëria me paraqitjen ndaj Kroacisë, do ta ketë frikë edhe Spanja.

“Pas lojës që bëri Shqipëria ndaj Kroacisë, edhe Spanja do ta ketë frikë”, u shpreh Rama në Euro Show në Klan Kosova.

Rama, mes tjerash u ndal edhe te ndeshja e parë e kombëtares shqiptare ndaj Italisë, duke thënë se nuk i bëri mirë goli i hershëm.

“Mendoj që nga këndi im nuk i bëri kombëtares së Shqipërisë, nga ana ime, kombëtarja ka qenë ndryshe, iu ka qas lojës më ndryshe, por jo të udhëheqë nga minuta e parë, kështu pas golit Italia e mori lojën në këmbët e veta. Realizoi dy gola dhe Shqipëria humbi”, u shpreh Rama.

“Kemi parë një pjesë të parë të mirë të Shqipërisë ndaj Kroacisë, kishte aksione të shpejta, dhe kështu ishte një pjesë e mirë e kombëtare shqiptare, pjesa e dytë ishte e pritshme, që ata do të vërsulen të shënonin dhe të barazonin rezultatin por edhe të udhëheqin”.

“Por kombëtarja shqiptare nuk u dorëzua, më e pakta ishte që të mos dilnim nga ajo ndeshje me humbje, dhe të shënonin në kohë shtesë”.

Shqipëria ndeshjen e fundit në grup do ta ketë përballë Spanjës./klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme