Rama: Shtyhet sërish kësti i kredive NULL NULL 28.05.2020 18:04 28.05.2020 18:04 Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se e ka nënshkruar marrëveshjen me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë deri në fund të muajit gusht këstet e kredive. “Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020″. Po ashtu, Rama njoftoi se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 18 minuta më parë