Rama: Shqipëria, një ndër vendet e para që do të lërë pas pandeminë (VIDEO)

Rama: Shqipëria, një ndër vendet e para që do të lërë pas pandeminë (VIDEO)

NULL NULL
4 weeks më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh gjatë një takimi elektoral në Gramsh se Shqipëria ka dalë më e fortë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Kreu i qeverisë deklaroi se mazhoranca socialiste nuk i ka ndarë të dëmtuarit nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë. Po ashtu, ai u shpreh se qeveria nuk u dorëzua edhe pas pandemisë që sprovoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore në botë.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka siguruar vaksinimin masiv dhe falë kësaj, vendi jonë do të jetë një ndër të parët që do të lërë pas pandeminë, raporton Tvklan, transmeton Klan Kosova.

Sipas Ramës, rindërtimin dhe vaksinimin mund ta sigurojë vetëm PS-ja.