Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Shqipëria ka fituar Kampionatin e saj

NULL NULL
17.06.2024 00:15
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën tha se Shqipëria ka fituar Kampionatin e saj, kjo për faktin që ka arritur aty ku është, pavarësisht humbjes ndaj Italisë.

Tutje, Rama u shpreh se rezultati mund të ishte edhe më mirë, duke marr parasysh shancat e djelmoshave tanë, por nuk e hedh poshtë as faktin që mund të ishte edhe më keq, njofton Klankosova.

“Për hir të së vërtetës unë mendoj se Shqipëria ka fituar Kampionatin e vet kur ka ardhë këtu. Sepse vet fakti që Kombëtarja i dha mundësinë të gjithë kombit shqiptar që të ndihet i përfshirë, të ndihet pjesë e skuadrave më të zgjedhura, dhe mbi të gjitha të vijë këtu me aq shumë njerëz, me aq shumë kuq e zi, për ne është diçka historike”, u shpreh Rama për Klan Kosovën.

“Por ta thuash këtë është e lehtë, por ta përjetosh rezultatin, mund të ishte edhe më i mirë duke e parë si u zhvillua ndeshja, por mund të ishte edhe më i keq, por mund të ishte edhe më i mirë me mundësinë e minutës së fundit, nuk është e kollajshme”.

Ai thotë se goli i Nedim Bajramit ishte një dhuratë nga Zoti.

Po ashtu shton se Shqipëria përballë kishte një lojtarë të fortë, një skuadër që ka mbërritur në finalen e Ligën e Kampionëve.

“Por megjithatë në një farë mënyre, besoj së Zoti i dha Bajramit një dhuratë që në sekondat e parë, dhe si duket ajo mundësi që ktheu në peshë të gjithë shqiptarët kudo që ishin, pati një efekt tronditës më shumë se sa mbi italianët, mbi çunat e kombëtares”, shprehet Rama.

“Mos të harrojmë që përballë ishin lojtar që janë mësuar të luajnë në këto nivele, janë mësuar me këtë presion, lojtarë që disa prej tyre janë kampion të Italisë, kanë luajtur finalen e Champions League, dhe nga ana tjetër kur shef që Reali fiton Champion League, besoj qe e justifikon atë 20 minutën e çorientimit nga goli që e bën vet, pjesën tjetër Shqipëria bëri punën e vet”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.