Rama shpalos planin për zbërthimin e potencialit të Prishtinës NULL NULL 28.09.2022 00:54 28.09.2022 00:54 Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, në Massachusetts Institute of Technology (MIT), ka shpalosur planin për zbërthimin e potencialit të Prishtinës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka prezantuar mundësitë që kryeqyteti i ka për zhvillim “Pata kënaqësinë të jem folës në në diskutimin “E ardhmja e Prishtinës”, ku shpalosa planin tim për zbërthimin e potencialit të Prishtinës – prezantova sfidat dhe mundësitë që ka Kryeqyteti për zhvillimin e duhur pasi të kemi zgjidhur disa nga çështjet më urgjente të tij”, ka shkruar Rama në Facebook. Sipas tij, hulumtues të mirënjohur të planifikimit të qyteteve kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e transformimit të Kryeqytetit. “Gjatë procesit, profesionistët dhe studentët tanë do të kenë mundësinë t’u ekspozohen teknikave më të fundit të planifikimit”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.