Rama shkarkon Çuçin nga Ministria e Turizmit NULL NULL 09.08.2022 16:27 09.08.2022 16:27 Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, është shkarkuar nga detyra që mbante. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, që më 29 korrik, por është publikuar sot në qendrën e botimeve zyrtare. Çuçi e mbante këtë post që nga viti 2017. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 54 sekonda më parë