Rama: Sezoni veror ka sjellë pushues të shumtë, Urgjenca Kombëtare në dispozicion të tyre NULL NULL 26.06.2025 18:13 26.06.2025 18:13 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sezoni veror i vitit 2025 atje ka dërguar turistë të shumtë të huaj dhe vendor. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare në Shqipëri është i madh dhe janë në dispozicion të turistëve. “Sezoni veror 2025 ka sjellë pushues të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion, ndaj edhe angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare është në dispozicion 24/7, për të dhënë ndihmën e parë”. “Në çdo cep të vendit, nga bregdeti në zonat turistike malore dhe në 36 qendrat shëndetësore verore, urgjenca 127 është në gatishmëri për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku komenton vendimin e Kushtetueses: Votim i hapur, konsensus e kompromis 6 minuta më parë
Kosova NYT zbulon: ShBA i caktoi afat Kosovës për pranimin e emigrantëve – Prishtina thotë s’e nuk e mori “lehtë” vendimin 22 minuta më parë