Rama: Samiti për Ukrainën tregoi që rajoni është larg duarve të Rusisë NULL NULL 29.02.2024 13:27 29.02.2024 13:27 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Foto nga Arkiva Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Samiti për Ukrainën dje tregoi që rajoni është larg duarve të Rusisë. Kështu deklaroi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv “Patëm një samit të mirë, ai samit tregoi dicka që është thelbësore që të gjithë ishin këtu, rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte këtu si rajon që kërkon që të jetë pjesë e BE-së. Sa i përket industrisë ushtarake, ne si Serbia apo Bosnja, Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake, duam ta kemi për vendin tonë, po punojnë që të gjejmë partnerin e duhur dhe të gjejmë infrastrukturën e vjetër, propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025