11:05, 11 Shkurt 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur javën me postimin e një videoje nga punimet në kantierin e Rrugës së Arbërit.

Kreu i qeverisë nuk harron të thumbojë kritikët, shkruan Top Channel.

“MIRËMËNGJES…dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arbërit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.