Rama rekomandon librin e Elsiet për Bektashinjtë NULL NULL 23.09.2024 18:46 23.09.2024 18:46 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka rekomanduar librin e shkollarit të ndjerë, Robert Elsie, “Bektashinjtë shqiptarë: Historia dhe Kultura e Urdhrit Dervish në Ballkan”. “Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë unike dhe kulturën e Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë, Tiranën, ku Selia Botërore e Bektashive është ngritur prej kohësh dhe është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, ka shkruar Rama në X. Libri ishte publikuar më 2019, dy vjet pas vdekjes së Elsiet, njërit prej kontribuuesve më të mëdhenj të studimeve të kulturës, letërsisë dhe folklorit shqiptar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912” shpalos historinë dhe lavdinë e patriotëve kombëtarë 2 days
Kulturë Nxënësit e shkollës “Emin Duraku" në Prizren shënojnë 28 Nëntorin në mënyrën më kreative (VIDEO) 4 days