Rama: Reforma në drejtësi, “ylli polar” i rrugës së të bërit shtet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Reforma në drejtësi, “ylli polar” i rrugës së të bërit shtet

NULL NULL
27/02/2017

Reforma në drejtësi është “ylli polar” në rrugën e të bërit shtet. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para studentëve të Universitetit të Elbasanit.

Ai tha se janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur.

“Prandaj reforma në drejtësi është reforma e reformave, është ylli polar në rrugën tonë për të bërë shtet. Sepse në fund fare të gjitha problematikat dhe kontestimet e natyrshme brenda për brenda marrëdhënieve tona shoqërore apo marrëdhënieve të individëve jo vetëm me njëri-tjetrin, dhe janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur dhe i japin mundësi individit që të nxjerrë më të mirën nga vetja, i papenguar nga padrejtësië dhe arbitrariteti që lulëzojnë në mungesë të një drejtësie”, tha Rama, shkruan Top Channel.

Hapi i radhës tha Rama është vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve, për të ndarë gjykatësit e prokurorët që i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet morale, profesionale, qytetare për të shërbyer në funksion të një drejtësie të drejtë, me gjykatës e prokuror që nuk mund të rinë asnjë minutë më tepër në pallatin e drejtësisë shqiptare, po të përgjigjen para ligjit”, tha Rama.

Kjo është e para reformë tha Rama që synon të përmbysë sistemin, pasi deri më sot ka pasur reforma që kanë arnuar sistemin e trashëguar.