Rama reagon pas deklaratës së Bashës: Lulin nuk e bëj dot kryeministër NULL NULL 10.07.2020 16:20 10.07.2020 16:20 Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili tha se Edi Rama i ka propozuar që ta bëjë kryeministër dhe ai vetë të bëhet president, ky i fundit reagoi përmes një postimi në Twitter. “Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!”. “Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, ka shkruar ai./A2 CNN Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje! — Edi Rama (@ediramaal) July 10, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.