Rama: Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët NULL NULL 21.06.2025 19:32 21.06.2025 19:32 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht që qytetarët dhe turistët atje të kenë pushime të sigurta. Në një postim në Facebook, i njëjti ka deklaruar se kanë mbajtur një trajnim për rojet bregdetare. “Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rojet bregdetare morën pjesë në trajnimin ‘Lifeguard & Ndihma e Parë’, organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës”. “Ky trajnim u fokusua në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det – një aftësi jetike për sigurinë e pushuesve në vijën tonë bregdetare”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Një britanik arrestohet në Qipro nën dyshimin për spiunazh për Iranin dhe terrorizëm 9 minuta më parë
Lajme Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit 53 minuta më parë
Kosova Policia flet për aksionin në Prizren: Po zhvillohet plani operativ i sigurisë 'Zona Verore 2025' 55 minuta më parë