Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama publikon pamjet e takimit me Rutte, diskutojnë për projektin e komunitetit të ri politik europian (VIDEO)

NULL NULL
06.07.2022 08:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet e takimit jashtë kamerave me Kryeministrin holandez Mark Rutte gjatë vizitës që zhvilloi në Holandë.

Në takim mes dy Kryeministrave është diskutuar për idenë e Presidentit të Francës, Macron, për një komunitet të ri evropian.

E në këtë aspekt, Kryeministri Rama thotë se Rutte i kërkoi që Shqipëria dhe Holanda të punojnë bashkarisht se si duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri evropian.

Këtë këndvështrim, Shqipëria e Holanda do ta paraqesin në samitin e BE që do të mbahet në Pragë gjatë muajit Tetor.

“Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian.

Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.

Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët.

Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë”, thotë Rama. /tvklan.al/

Sa të afërt mes vete janë Rama e Rutte? (FOTO + VIDEO)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.