Rama pret Jim Xhemën: Prishtina ju është përjetësisht mirënjohëse për kontributin që dhatë për çlirimin e Kosovës NULL NULL 14.02.2023 12:40 14.02.2023 12:40 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur Jim Xhemën në Odën e Kryeqytetit. “Prishtina ju është përjetësisht mirënjohëse për zemrën tuaj të madhe, atdhedashurinë dhe kontributin e çmuar që dhatë për çlirimin e Kosovës”, tha Rama. Xhema ishte i shoqëruar nga Christopher Hyland hde delegacioni nga Federata Panshqiptare “Vatra” bashkë me kryetarin e Prishtinës kujtuan vizitën historike të senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë. “Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut”, sepse, qysh atëherë, zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës”, shkruan Rama në Facebook, njofton Klankosova.tv. “Senatori Dole u angazhua deri aty, sa falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Jim Xhema, në vitin 1992, Presidenti i asokohshëm amerikan, George Bush ia shpalli ”vijën e kuqe” Beogradit, paralajmërimin e qartë të qeverisë amerikane që të mos e provojë agresionin në Kosovë”, shkruan Rama.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months