Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës NULL NULL 29.03.2023 12:17 29.03.2023 12:17 Edi Rama Majlinda Kelmendi Nora Gjakova Distria Krasniqi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi bashkë me tri xhudistet kampione olimpike, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin. “Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotografisë. Kelmendi, Gjakova dhe Krasniqi kanë fituar medalje të arta gjatë karrierave të tyre në Olimpiadë, me Kelmendin që e fitoi atë në Rio 2016, ndërsa Gjakova dhe Krasniqi në Tokyo 2020. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.