Rama: Popull e shtet bashkë, ta çojmë deri në fund kështu luftën NULL NULL 09.04.2020 16:25 09.04.2020 16:25 Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama ka thënë se në këtë situatë me Covid-19 kryesorja është mbrojtja e jetës se çdo shqiptari. Në një status në Facebook, Rama shprehet se populli dhe shteti duhet të ecin të bashkuar për ta fituar këtë luftë. “Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë”. “Nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”, shkruan Rama./Ora News.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 27 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 31 minuta më parë