Rama përcjell Merkelin në Rinas: Auf Wiedersehen Angela

Rama përcjell Merkelin në Rinas: Auf Wiedersehen Angela

NULL NULL
6 days më parë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit pas vizitës zyrtare që pati në Shqipëri.

“Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel”, ishte përshëndetja e Ramës për Merkelin edhe pse ajo pati vizitën e fundit në Ballkan si e para e Gjermanisë meqë këtë vit ajo i jep fund karrierës së saj politike, njofton Klan Kosova.

Merkel pas pritjes shtetërore pati takime të njëpasnjëshme me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin Kurti.

Në këtë vizitë lamtumirëse, Merkel ka thënë se do të vizitojë rajonin edhe kur s’është më në krye të shtetit.

“Zemra ime rreh për këtë rajon. Edhe pse nuk do kem mundësi të vesh të njëjtën detyrë, por ndodh që do më nxis dielli që të vij”.