21:36, 7 Prill 2016

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila të premten zyrtarisht ia dorëzoi detyrën presidentit të ri Hashim Thaçit, ishte një figurë që ka bërë punë të mirë për vendin dhe se ishte mbresëlënëse.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, këtë koment e ka bërë në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ku ndër të tjerash duke folur për Jahjagën, tha se ëndërron që edhe Shqipëria të ketë një grua për kryetare shteti.

“Është figurë që ka kaluar si e pranuar por jo e admiruar, por ju siguroj që kam pas rastin të jem me të nëpër platforma ndërkombëtare. Përshtypja që ajo grua lë me kapacitetin saj komunikues dhe ato që shtron për Kosovën është mbresëlënëse. Pavarësisht se jemi afër ne nuk jetojmë në një shtëpi dhe nuk mund të kuptojmë impaktet e bashkësisë. Unë e kam parë gjithmonë ëndrrën që Shqipëria ta ketë një presidente femër, por mbase kjo do të vonojë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë