Rama pas tensioneve në Kuvend: I futën fjalorin dhe sjelljet e rrugës në politikë NULL NULL 20.11.2023 13:23 20.11.2023 13:23 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas tensioneve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është shprehur se deputetët futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, e politikën e hodhën në rrugë. “I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje”, ka shkruar Rama në X, transmeton Klankosova.tv. Sipas Ramës demokratët janë kapur ndaj ‘dikujt’, e nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen. “Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, tha më tutje kreu i ekzekutivit shqiptar, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se projekt-buxheti i vitit 2024 është miratuar mes tensionesh gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste si seancë maratonë, u mbyll për 5 minuta me 83 vota pro të mazhorancës. Tweets by ediramaal *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministrat shqiptarë nuk e presin kryeministrin e Serbisë në Shkup, Ratkoceri: Për konsum të brendshëm 08/10/2024
Kosova Haliti i VV-së: Pensionet s'i rritëm për fushatë, ka kohë për mbajtjen e zgjedhjeve 07/10/2024