Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama para ndeshjes me Spanjën: Pavarësisht rezultatit kombëtarja do të dalë me kokën lart

NULL NULL
24.06.2024 12:37
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Sonte nga ora 21:00, kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë lojën vendimtare në “EURO 2024” kundër Spanjën.

“Kuqezinjve” do t’iu duhet vetëm fitorja për të pasur mundësi për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt.

Para lojës, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama tha se në këtë lojë “nuk ka asgjë për të humbur”.

“po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se pavarësisht rezultatit “kombëtarja do të dalë me kokën lart”.

“me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e Euro 2024-ës”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.