Rama: Paqja bëhet midis armiqve, jo miqve (VIDEO) NULL NULL 29.04.2022 19:03 29.04.2022 19:03 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun për të bërë paqe mes vete. “Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet me armikun. E në këtë rast, paqja bëhet me armikun e djeshëm. E që nuk është miku i sotëm i Kosovës, por janë aty. Është realitet që është aty, dhe nuk e ndryshon dot askush. Serbia po ashtu. Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare. Nuk diskutohet, tha Rama, në një konferencë për medie, së bashku me Komisionarin e BE-së për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varherley. Këtë koment ai e bëri derisa iu përgjigj gazetarëve në pyetjen se mos në Ballkan pritet një Ukrainë e dytë. Ai pranoi se edhe historia e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, duhet të jetë mësim për procesin e intensifikimit të paqes. “Të gjithë qasja e të gjitha kancelarive evropiane, qasjen e Brukselit, e të gjithë liderëve të Evropës, përfshirë SHBA-të, nuk e kam gjetur një që thotë se Kosova nuk duhet të ulet në dialog me Serbinë. E këta nuk janë njerëz që janë proserbë, as antikosovarë. Këta njerëz janë ata që përfaqësojnë shpëtimtarët e Kosovës”, tha Rama. ”Kosovën e kanë shpëtuar këto shtete, Shtetet e BE-së dhe SHBA-së. Se pa këto Kosova nuk do të ishte e pavarur, me gjithë respektin për UÇK-në. Aty ka patjetër qëndrime të ndryshme, por kjo është”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO) 15/01/2025
Kosova Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t'i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) 15/01/2025