Rama, opozitës: S’keni lidership, derdhni lot krokodili - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama, opozitës: S’keni lidership, derdhni lot krokodili

NULL NULL
15/03/2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar opozitën se po hedh lot krokodili për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Ai u shpreh gjatë debatit për mocion në Kuvend se opozita pa lidership dhe në mungesë të programit nuk jep asnjë alternativë për këtë çështje.

Sipas tij me skemën e re të ndihmës ekonomike 18 mijë familje kanë aplikuar për herë të parë, ndërkohë që 10 mijë nga këta kanë përfituar për herë të parë.

Këta që kërkojnë sot llogari për skemën e re të ndihmës ekonomike i jepnin vetes ndihmë ekonomike në të gjithë këshillin bashkiak të Kukësit, nga i pari te i fundit. Janë 10.063 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin për shkak të gropave të skemës së vjetër e cila ishte fund e krye në duar të partive, në duart e kryetarëve të komunave dhe këshillave. Lotët e krokodilit që derdhen përditë në mungesë të ideve, programit dhe lidershipit të një opozite që nuk di ku ka kokën dhe jo më tu gjejë rrugën atyre që kërkojnë rrugë për të ardhmen kërkojnë të pengojnë këtë skemë.” – tha Rama në kuvend.