Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Objektivi ynë i radhës anëtar në Këshillin e Sigurisë në OKB

NULL NULL
04.12.2020 15:21

Në fjalën përmbyllëse në ministerialin pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se objektivi i radhës është të qenit anëtar në Këshillin e Sigurisë në OKB.

“Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID-i na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE. Ky mendim nuk vjen nga një vend të paangazhuar. Ato momente janë disa herë për të ardhur keq pasi KE nuk na dha rezultat, asgjë nuk e ndryshon zemrën tonë për tu angazhuar, duke qenë të angazhuar për marrëdhëniet me jashtë sic është Evropa apo SHBA-ja”.
“Shqipëria mund të jetë vend i vogël por ne donim të bënim gjëra të mëdha. Nëse mund të arrijmë rezultate me konflikte përreth nesh, nuk ka dyshim që mund të arrijmë rezultate në kohë tjetër. Përderisa arritëm rezultate në këtë vit plot kriza Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht nga historia jote, OSBE është një platformë që mund të anëtarësohesh, organizatë që ka një vend në botë. Nuk jemi një vend që vetëm flitet apo ngrijmë konfliktet, por bëjmë një punë të madhe . Këtu përfundon rrugëtimi i kryesisë sonë. Do t’i garantojmë gjithkujt që do të mbetemi pranë jush që t’ju ndihmojmë aq sa mundemi”, tha Rama, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.