Rama nga Berlini: Me Merkelin plan të përbashkët veprimi në shtimin e donatorëve NULL NULL 27.01.2020 15:55 27.01.2020 15:55 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje për takimin që ka pasur sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai në një intervistë për Top Channel ka thënë se zyrtarja e lartë gjermane është tërësisht e angazhuar ta mbështesë konferencën e donatorëve. “Kancelarja është një person shumë i dhënë pas shifrave dhe jam i mbresuar nga hollësitë që ajo dinte rreth invetarit të dëmeve. Është tërësisht e angazhuar ta mbështesë konferencën e donatorëve jo thjesht si pjesëmarrës. Dakortësuam bashkë një plan veprimi për të kontaktuar jo vetëm brenda por edhe jashtë BE me të tjera shtete që mund të japin një kontribut për këtë proces”, tha Rama.. Rama ka thënë poashtu se kancelarja gjermane shumë e vendosur për të mbështetur procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Në linkun e mëposhtëm mund ta lexoni intervistën e plotë të kryeminstrit Edi Rama për Top Channel: http://top-channel.tv/2020/01/27/flet-rama-per-top-channel-me-merkel-plan-te-perbashket-veprimi-ne-shtimin-e-donatoreve/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 39 minuta më parë