Rama nesër në Bruksel NULL NULL 28.02.2021 08:25 28.02.2021 08:25 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Europian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim. Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor. Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.