Rama: Nëse duan, afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri NULL NULL 08.02.2025 11:19 08.02.2025 11:19 Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Foto: Arkiv Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për prestigjozen spanjolle, El Mundo, ka folur për shumë çështje, që nga armëpushimi në Gaza, tek protestat ndaj Vuçiqit në Serbi, afganët e vendosur në Shqipëri, zgjedhjet në Kosovë si dhe mundësinë e mbylljes së rrjetit TikTok në Shqipëri. Duke u ndalur te afganët e vendosur në Shqipëri, Rama tha se nuk do të ketë asnjë problem me ta. “Nëse duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë, nuk mund të kthehen në vendin e tyre dhe të ndalojnë dhunën. Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz”, u shpreh Rama. Rama u ndal dhe të zgjedhjet e së dielës në Kosovë duke u shprehur se nuk ka asnjë preferencë për fituesin, pasi me të gjithë ka një marrëdhënie të mirë. Sa i përket protestave në Serbi ai theksoi se pushteti nuk mund të merret me dhunë dhe se sipas tij opozita serbe nuk duket më pro evropiane se sa Vuçiqi, raporton Euroneës.al, transmeton Klankosova.tv. Në fund duke u ndalur te debati i madh mbi rrjetin social TikTok ai i qëndroi idesë për mbylljen e tij përkohësisht në Shqipëri derisa platforma të përmbushë kërkesat e parashtruara nga qeveria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përplasjet në LDK, Haziri: Nuk do t'i quaja pakënaqësi, e vlerësoj deklarimin e Hotit 26 minuta më parë
Lajme Lojtarët e Shkupit në lot, e anulojnë stërvitjen e sotme pas vdekjes së Lazarovit në tragjedinë e Koçanit 29 minuta më parë