Rama në seancën për Ukrainën: Kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi nikoqirë për ukrainasit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama në seancën për Ukrainën: Kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi nikoqirë për ukrainasit

NULL NULL
24.02.2023 10:46

Kuvendi Komunal i Prishtinës me rastin e shënimit të njëvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë nisi me një minutë heshtje në nderim të gjithë viktimave që humbën jetën që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti përzemërsisht gazetarët ukrainas që janë duke u strehuar në Kosovë teksa shtoi se është kënaqësi që kryeqyteti të jetë vend nikoqir për ta.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti është nikoqir i këtij grupi të gazetarëve ukrainas që po kalojnë një gjendje të rëndë si pasojë e Rusisë. Ky agresion ka sjell dhimbje, dëbim e edhe viktima nga Ukraina ku miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre për t’i ikur luftës”, u shpreh Rama.

Rama, mes tjerash, tha se Kosova bashkëndjen me Ukrainën pasi kujtesa e luftës së fundit është e freskët.

“Po ndëshkohet një popull paqësor veç pse dëshiron të ndjek orientimin properëndimor, populli i Kosovës e ka kujtesën e freskët të ushtrimit të dhunës nga pushtimi serb nga lufta e fundit në Kosovë dhe bashkëndjejmë me popullin e Ukrainës. Duhet të përshëndetur koordinimin e bashkësisë ndërkombëtare karshi Ukrainës në luftën e drejtë vetëmbrojtëse” tha Rama.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.