Rama në fushatë me antiplumb - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama në fushatë me antiplumb

NULL NULL
25/05/2015
Ish-kryeministri Berisha i rikthehet sërish një cështje, e cila është diskutuar edhe më herët në media. A vishet me antiplumb kryeministri Rama?

Berisha ka komentuar takimin eRamës në Roskovec, në kuadër të fushatës elektorale. Ai e ka akuzuar kryeministrin se gjatë takimit edhe ka sharë kandidatin e opozitës.

“Duke denuar keto sharje te turpshme te Edi Rames, dua ti them se kryetari i bashkise se Roskovecit nuk eshte si ti qe ke frike edhe nga vehtja jote qe shkon ne takim i veshur me antiplumb si fuçi (ata qe dyshojne kete le ti hedhin nje sy takimeve te tij qe duket si fuçi me nje xhakete qe mezi i mberthehet dhe qe nen triko duken qarte konturet e antiplumbit) dhe qe udheton ne makinen e blinduar te blere per mysafiret te larte te vendit i shoqeruar nga nje batalion garde dhe nje batalion te blinduar”- shkruan Berisha.

rama antiplumb

Edhe pse është ndoshta e vështirë të kuptohet përmes këtyre fotove, të kontrolluara mirë përpara se të publikohen, nëse kryeministri ka mbajtur veshur antiplumb ose jo, Lapsi.al sjell disa të tilla për të gjykuar ju vetë nëse Rama del me antiplumb në fushatë apo jo./Lapsi.al/

rama antiplumb 2