Rama në Berat: Betejat me opozitën i kemi fituar, s’kemi punë me ta NULL NULL 15.03.2019 15:46 15.03.2019 15:46 Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Berat për ciklin kombëtar “Bashkia që Duam”, tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi sipas tij Partia Socialiste i ka fituar gjithmonë. Shefi i qeverisë pohoi se beteja e madhe e qeverisjes është papunësia, korrupsioni dhe problemet në administratë. “Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin. E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, tha Rama./lapsi.al/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 1 minutë më parë