Rama: Në 2 muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë turistë vizituan Shqipërinë NULL NULL 20.03.2023 10:43 20.03.2023 10:43 Numri i turistëve është rritur me 54 për qind më shumë shkurtin e këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, në rrjetin e tij social Facebook, krahas videos së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023-it, ose 74 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, ka shkruar Rama.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë nga Emanuell SYLA 15/04/2023