Rama nderohet në Itali me “Urdhrin e Minervës” NULL NULL 01.03.2023 00:45 01.03.2023 00:45 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ftuar nga universiteti i njohur, Gabriele d’Annunzio, në Itali për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik, ku dhe u nderua me titullin “Urdhri i Minervës”. “Urdhri i Minervës është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve. Kuptova se unë në marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne dhe brezin tonë këta që jemi”, tha Rama. Para ceremonisë, Rama dhe përfaqësues të Universitetit Gabriele d’Annunzio nxitën bashkëpunimet në arsim mes dy vendeve. “Ne po përpiqemi që të mund të integrojmë sa më shumë universitetet dhe programet tona në Shqipëri me programet në Europë dhe me Italinë kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne.” Rama nuk i kurseu as batutat dhe thotë se e imagjinon të ardhmen e Shqipërisë si Italia. “Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo ajo e Gjermanisë apo ajo e Francës, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj gjenialitetin dhe shkujdesjen italiane”./tvklan Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tafa nderohet nga Ambasada e Shqipërisë, Haradinaj: Ai ka treguar se si dija ngrit lart emrin e Kosovës 7 minuta më parë
Lajme Gjysmëhëna e Kuqe palestineze: Sulmi izraelit vret 28 palestinezë në një shkollë në qendër të Gazës 12 minuta më parë