23:19, 26 Shkurt 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth marrëdhënieve të Shqipërisë me Rusinë, pas takimit që kishte gjatë ditës se sotme në Moskë me  Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

“Në Shqipëri jo në rajon sepse kanë arsye të besojnë që kanë influencë. Ky është një moment që ne duhet të zhvillojmë paralelisht me politikën tonë të qartë e të prerë dhe një korsi të afrimit të bashkëpunimit për ato që janë interesa bilaterale që nuk cenojnë interesat tona strategjike. Për të cilat Rusia e ka shumë të qartë”.

Rama në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nuk kanë kërkuar ndihmë nga Rusia pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fundit që goditi Shqipërinë.

“As nuk i kemi ftuar të ofrojnë dhe as na kanë ofruar. Unë kam kërkuar me insistim në drejtime të tjera jo në drejtim të Moskës dhe nëse ata i kanë le t’i sjellin dhe nuk kanë nevojë të dalin në televizor dhe të thonë i kemi ofruar por nuk i kemi marrë. Ne jemi gati për çdo ndihmë dhe do të jemi shumë falënderues nëse do të jenë ndihma konkrete do të na vijnë”.

“Do të kemi arsye për të ecur në një dimension tjetër, që është dimensioni i marrëdhënieve njerëzore normale përtej diferencave. Besoj që për sa kohë nuk kemi të bëjmë me një vend armik, zhvillimi i këtyre marrëdhënieve ndihmon edhe për adresimin e mos-dakortësive”.

“Po të jetë puna për mosdakortësi ne më të madhen e kem me serbët, me Serbinë. Zhvillimi i marrëdhënieve duke mos hequr dorë nga mosdakortësia. Por duke krijuar dakortësi për gjëra që janë rreth mosdakortësive na lehtëson rrugën për tu marrë me mosdakortësinë”.

“Kur vjen puna për Rusinë, pastaj që sigurisht nuk jemi vendimmarrës të plotë ne jemi vendimmarrës për aq sa na takon neve.  Pastaj jemi pjesë e një vendimmarrje në një aleancë më të madhe që nuk e drejtojmë ne e drejtojnë të tjerët që janë fuqi të mëdha me të cilat kemi lidhur fatin tonë me plotë të drejtë”, tha Rama.

Konkurs Pune

Lexo më shumë