Rama mirëpret vendimin Komerciales për rinisjen e punimeve në “Rrugën A” NULL NULL 21.11.2023 12:12 21.11.2023 12:12 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur vendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, ku ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për ndalimin e punimeve në “Rrugën A”. Këtë vendim e ka cilësuar Rama si lajm të mirë për kryeqytetin, raporton Klan Kosova. “Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën ‘Xhim Xhema’ (Rruga A). Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar Rama në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 01/12/2023